More

    DIZAJNI GRAFIK

    Libri DIZAJNI GRAFIK përdoret për studentët e gazetarisë dhe të komunikimit në Universitetin e Tiranës, për dy lëndë, nga pedagogu Dr. Rrapo Zguri.

    CorelDraw X6
    Parimet e Dizajnimit
    Adobe InDesign CC
    Adobe Photoshop CC CorelDraw X6

    Dizajni Grafik – libër për dizajnin e medias së shkruar, përpunimin e fotografisë dhe ilustrimet grafike.

    TEKNIKAT TRADICIONALE & MODERNE TË DIZAJNIT

    Blej librin online nga [ Shitore ]

    Librin e gjeni edhe në libraritë kryesore të vendit, me ISBN: 978-9928-4166-0-5.

    Libri Dizajni Grafik mund të përdoret nga studentët e dizajnit, gazetarisë dhe të komunikimit, për leksionet e dizajnit dhe faqosjen e medias së shkruar, por edhe për vetëstudim nga njerëz të pasionuar pas dizajnit, ose që merren me dizajnin. Gjatë përdorimit të programeve të ndryshme, fitohen shprehi përdorimi, që të duhen në kryerjen e punëve të caktuara dhe njohuritë e sqaruara në libër, klasifikojnë kështu një referencë të vlefshme të veprimeve dhe teknikave kryesore, që kryhen në programet përkatëse, për të marrë edhe rezultatin e dëshiruar.
    [ ... më tepër ... ]

    UEBDIZAJN

    Ueb faqe dinamike dhe responsive, funksionale, moderne dhe të bukura nga pikëpamja estetike. Shembuj të ndërtimit të ueb faqeve të ndryshme, personale dhe biznesi! Uebfaqe me cilësi të lartë dhe çmime konkurruese në treg!

    I kryejmë të gjitha punët e nevojshme, për blerjen e Domain Name, regjistrimin e ueb faqes në Hosting Server dhe ndërtimin e ueb faqes, sipas dëshirës dhe kërkesave të porositësit. Në pak ditë, në varësi të porosisë, ueb faqen e keni gati, të përfunduar! Çmimet për një uebfaqe janë ndër më konkurrueset në treg.

    Çmimi për një uebfaqe
    Kostoja më e madhe është për ndërtimin e uebfaqes, që shkon në varësi të punës nga 200-300-500 Euro. Ndërsa për ta mbajtur një uebfaqe në server, dhe suportin për një vit, kostoja është vetëm 50 Euro në vit.

    Kemi filluar punën për një libër të tretë në UebDizajn, por teknikat e dizajnit ueb janë të shumta dhe libri ishte duke dalë tepër voluminoz, kështu që e ndërpremë punën. Ne merremi më shumë tani me UebDizajn përmes platformës më të madhe të dizajnit në ueb, WordPress.

    Nëse dëshironi që të bëni një ueb faqe personale ose biznesi, ju lutem [ kontakto ].

    PROGRAME NË SHQIP

    WordPress në shqip

    WooCommerce në shqip

    WinRAR në shqip

    Ueb Dizajn

    • UebDizajn, UebHosting dhe emra domain
    • UebDizajn për uebfaqe të ndryshme, personale dhe boznesi, me dizajne moderne, dinamike dhe responsive dhe me çmime të leverdishme e konkurruese në treg.
    • Sigurojmë ueb hosting dhe domain names, gjithashtu. Të gjitha shërbimet që duhen për të mbajtur një uebfaqe në internet, lirë dhe me cilësi të lartë. Dhe ju lehtësoheni shumë nga puna që u duhet për të mbajtur një uebfaqe funksionale nëlinjë.
    BMC - Web

    Dizajni Grafik

    • Logo Dizajn është pjesë e Dizajnit Grafik. Këtu mund të porositni dizajnimin e logove tuaja dhe më gjerë, kopertina librash, postera e reklama të ndryshme.
    • Ne ju ofrojmë dizajnime grafike cilësore dhe me çmime të ulëta e konkurruese në treg.

    ECDL 2013

    Libri ECDL 2013 përdoret tashmë si tekst mësimor për njohuritë bazë në kompjuter nga univesritetet të ndryshme shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë dhe është rekomanduar për studentët e masterit në Universitetin e Prishtinës, për njohuritë bazë në kompjuter, nga pedagogu Kadri Sylejmani.

    1. Njohuri mbi ICT-në
    2. Microsoft Windows 8.1 (10/11)
    3. Microsoft Word 2013
    4. Microsoft Excel 2013
    5. Microsoft Access 2013
    6. Microsoft PowerPoint 2013
    7. Internet & Microsoft Outlook 2013


    Konfigurimi i adresës e-mail në Outlook 2013 – shtojcë për ECDL në PDF

    ECDL 2013 – Dëshmia Europiane e Aftësisë në Kompjuter - janë njohuritë bazë në kompjuter, pa të cilat nuk mund të bësh.

    Libri ECDL 2013 është një libër përgatitor për testin standard të njohurive bazë në kompjuter, që kërkohet nga ECDL Albania (www.ecdl.al) - si pjesë e testeve kompjuterike, të kërkuara nga Bashkimi Europian. Libri përbëhet nga 7 modulet e lartpërmendura, të kërkuara nga testi i njohurive bazë, i cili i jep përgjigje të gjitha pyetjeve të kërkuara gjatë këtij testimi. Siç mund të shikohet, programet që janë përdorur në hartimin e librit, janë programet e fundit të paketës Microsoft Office 2013 si dhe Windows 8.1 dhe të teknologjisë së informacionit e komunikimit.
    [ ... më tepër ... ]

    Blej sigurt me PayPal

    Arben Çokaj, Cel-DE: +49 1522 598 598 0 - Cel-AL: +355 69 455 1203 - E-mail: Kontakti