BMC Computers

PROGRAME NË SHQIP

Dëshira për të parë gjuhën shqipe që të flasë përmes programeve të kompjuterit, më ka shtyrë që të merrem edhe me përkthimin e disa programeve të vogla, me qëllimin dhe sfidën finale për të parë edhe programet më të rëndësishme të kompjuterit në versionet e tyre shqip.

Kjo punë nuk është e lehtë, por plotësisht e mundur, nëse institucionet respektive të shteteve shqiptare (Shqipërisë dhe Kosovës) interesohen më konkretisht edhe për këtë fushë kaq të rëndësishme të zhvillimit të shoqërisë - teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Përkthimi në shqip i programeve themelore të kompjuterit është njëkohësisht një detyrë me rëndësi kombëtare dhe sidomos me rëndësi gjuhësore dhe kulturore për shqiptarët.

Jemi një komb relativisht i vogël, por ka edhe kombe më të vegjël se ne, që i kanë programet e kompjuterit të përkthyera në gjuhën e tyre. Për më tepër, shqiptarët e shpërndarë nëpër botë do të kishin një ndihmesë dhe favor të madh edhe në ruajtjen e gjuhës shqipe, nëse investohet në fushën e përkthimeve të programeve dhe aplikacioneve të kompjuterit dhe teknologjisë së informacionit.

Personalisht kam bërë një përpjekje modeste për të ofruar në shqip programet ose aplikacionet e mëposhtme: