Rreth nesh

[ Uebfaqe të ndryshme ]
BMC Computer & InternetDhuro me PayPal BMC Computers është një sipërmarrje e vogël private, që merret me Ueb & Grafik Dizajn, me ndërtimin e ueb faqeve të ndryshme në internet, me përkthiminshqip të një numri programesh për kompjuter, si dhe të aplikacioneve e platformave të ndryshme në internet. Vepron edhe si ISP në zonën e Shkodrës dhe Malësisë së Madhe.

Janë botuar dy libra universitarë me leksione e sqarime në këtë fushë, si ECDL 2013, i cili trajton njohuritë bazë në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit, si dhe njohuri për programet kryesore të Microsoft, Windows 8.1 dhe 10, si dhe paketën e programeve Office 2013. Libri përdoret si tekst mësimor për njohuritë bazë në kompjuter, në universitete të ndryshme shqiptare, në Shqipëri e Kosovë dhe më gjerë.

Gjithashtu është botuar edhe libri Dizajni Grafik, i cili jepet si tekst mësimor për dy lëndë në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Tiranës dhe të Shkodrës, dega e gazetarisë dhe komunikimit. Libri mund të përdoret edhe për vetë-studim nga njerëz të interesuar për dizajnin grafik.

Paguaj me PayPalPUNA PËR LIBRIN ËSHTË NDËRPRERË — Po ashtu po punojmë për librin e tretë UebDizajn 2016, i cili përmban njohuri rreth teknikave më të avancuara të krijimit të ueb faqeve në internet. Libri mund të përdoret nga fillestarët deri në nivelin e Uebmasterit, dhe ka synim të përdoret si lëndë mësimore në degë të ndryshme në universitet, që kanë të bëjnë me ueb dizajn dhe si libër për vetë-studim nga njerëz të apasionuar për ueb dizajn.

Bëjmë punime në Ueb Dizajn e Dizajn Grafik,
si dhe punë tjera që lidhen me këto.

Merremi me kompjuterin dhe programet e kompjuterit (Software), që nga viti 1992. Më pas në vitin 1998, krijuam ueb faqen e parë dhe më standarde të Shkodrës – [ Shkoder.net… ], e cila ka ardhur duke ndryshuar me kohën. Në këtë kontekst, kemi krijuar edhe ueb faqe të tjera, me porosi nga klientë të ndryshëm. Gjatë punës si mësues informatike në CUE, Kopenhagë, jam marrë edhe me programe të ndryshme për mësimdhënie.

Disa nga punët tona mund t’i gjeni këtu dhe merrni falas:

WinRAR në shqip
Total Commander në shqip
WordPress në shqip
phpMyAdmin në shqip
etj.

Kemi vijuar më pas me përkthimin e programeve të ndryshme nga Arben Çokaj, mësues Fizike dhe Indormatike në Kopenhagë, Danimarkë. Vijojmë punën tonë me mbajtjen shqip të këtyre programeve dhe aktualizimin e tyre në shqip, si dhe përkthimin e programeve të tjera me interes, apo me ndërtimin e ueb faqeve të ndryshme për individë dhe firma të interesuara. Merremi gjithashtu edhe me shpërndajmë Interneti në Shkodër e Malësi të Madhe.

Për më tepër, ju lutem kontakto.