BMC online

0
4380
BMC - emri - logo

Paguaj me PayPal

WordPress 6.2 shqip

WordPress.org
Platforma më e madhe në botë e blogimit për publikime. Përdoret në miliona faqe dhe shikohet çdo ditë nga dhjetëra miliona njerëz. Është në gjuhën angleze si standard, por mund të përdoret edhe në gjuhë të tjera.

Duke parë se shumë shqiptarë kanë filluar ta përdorin WordPress për publikimin e gazetave dhe për prezantimin e punës së tyre, menduam që ta përkthenim këtë aplikim të mrekullueshëm edhe në gjuhën shqipe.

WordPress në shqip
Për të përdorur gjuhën shqipe, merrni versionin e fundit:

wordpress_shqip.zip

Paketa zip përmban filet e gjuhës shqipe, të cilat duhet të kopjohen më pas në dosjen languages të dosjes wp_content të WordPress, pra kopjohen në dosjen:
wp_content/languages.

Pastaj, në filin e konfigurimit wp_config.php (në rrënjë), bëni ndryshimin e gjuhës, duke shtuar sq_AL, si më poshtë:

Në filin wp_config.php origjinal gjendet vargu
define (‘WPLANG’, ”); korrigjoje atë në
define (‘WPLANG’, ‘sq_AL’);

Kjo është e mjaftueshme për ta përdorur WordPress në gjuhën shqipe. Do të shikoni se i gjithë sistemi i gjuhës së webfaqes suaj në WordPress do të kthehet automatikisht në shqip, sapo të keni kopjuar filet e shqipes në dosjen languages dhe sapo të keni bërë ndryshimin e gjuhës në filin e konfigurimit wp_config.php.

Për pyetje dhe sugjerime, në lidhje me gjuhën shqipe dhe përdorimin e saj, si dhe për korrigjime e korrektime terminologjike të mundshme, ju lutem kontakto.

WordPress në shqip: 6.2 | Më tepër

Patenta e kompjuterit në shqip

Patenta e kompjuterit

— 7 module të bazuara në Windows XP dhe Office XP

Patenta e Kompjuterit për të gjithë, moduli 1-7, (DEAKDëshmia Europiane e Aftësisë në Kompjuter) përbëhet nga dy metodika, që së bashku mbulojnë shtatë modulet e përgatitura me specifikacionet e kërkesave të Bashkimit Evropian për Njohuritë Bazë në kompjuter. Patenta e Kompjuterit jep njohuri mbi Teknologjinë e Informacionit (TI), si dhe aftësi praktike në një radhë programesh bazë.

Me këto metodika do të merrni njohuritë e duhura për TI-në, do të mësoni si punohet me sistemin e drejtimit Windows XP, dhe do të merrni njohuritë e nevojshme për programin e shkrimit Word XP, programin e llogaritjes Excel XP, programin e databazës Access XP, si dhe do të aftësoheni më shumë në programin e prezantimit, PowerPoint XP dhe në fund, do të mësoni funksionet bazë të postës elektronike (e-mail) me programin standart Outlook Express.

Metodikat janë sqaruar qartë dhe janë pajisur me ushtrime dhe instruksione të nevojshme, prandaj mund të përdoren edhe për vetëstudim.

Gjuha shqipe në metodika është e thjeshtë dhe përkthimi i funksioneve dhe komandave të ndryshme është mjaft i përshtatshëm, që i përgjigjet me korrektësi procesit që kryejnë komandat dhe funksionet respektive.

Porosit metodikëMë tepër

WebDizajn në shqip

për faqe personale dhe biznesi

Për ata që dëshirojnë të bëjnë faqe personale, apo dëshirojnë të promovojnë biznesin e tyre me një ueb faqe në internet, ju ofrojmë ueb-dizajn cilësor për ueb faqe të ndryshme, sipas dëshirës. Përveç ueb-dizajnit, ofrojmë sipas dëshirës edhe këshilla të domosdoshme, që lidhen me publikimin e një ueb faqeje në internet, si dhe gjetjen e serverit, kalimin e fileve në server me FTP, si dhe gjëra të tjera, që lidhen me publikimin e një faqeje në World Wide Web (WWW).

WebDizajn
Çmimi i dizenjos së një faqeje varion në bazë të madhësisë së faqes dhe hollësive teknike, që kërkohen për të krijuar një faqe të tillë – që përcakton edhe kohën që do të përdoret për ta përfunduar dizenjon. Këtu mund të shikoni edhe disa faqe, dizenjon e të cilave e kemi bërë ne.

Porosit faqe | Më tepër

WinRAR në shqip

program i fuqishëm paketimi për Windows

WinRAR është një program i vogël dhe mjaft i njohur, që përdoret për të arkivuar dhe depaketuar file. Në bashkëpunim me WinRAR në Gjermani, programi është përkthyer në shqip.

WinRAR është një arkivues i fuqishëm. Ai ofron mbështetje të plotë të fileve RAR dhe ZIP, depaketon 7Z, ACE, ARJ, BZ2, CAB, GZ, ISO, JAR, LZH, TAR, UUE, Z. Ndër vetitë e WinRAR futen edhe kompresimi i fortë, volumet, kriptimi, modulet vetë-depaketues, facilitetet e kopjes së sigurisë.

WinRAR
WinRAR është shareware. Kushdo mund ta përdorë atë gjatë një periudhe testi prej 40 ditësh. Gjatë kësaj periudhe testi, apo më pak, nëse dëshironi të vazhdoni përdorimin e WinRAR, ju duhet ta regjistroni atë.

Shkarko programinMë tepër

Total Commander në shqip

program me komandat kryesore të Windows

Total Commander është një program, i cili deri vonë është njohur me emrin Windows Commander. Programuesi i tij është zvicerani C. Ghisler, i cili ka bërë një punë mjaft të mirë dhe funksionale. Me Total Commander, përdoruesi e ka mjaft të lehtë të manovrojë me filet dhe dosjet në Windows, si dhe mund të ekzekutojë një sërë komandash dhe funksionesh.

Total Commander
Nga një bashkëpunim i hershëm me programuesin e këtij programi, kemi bërë të mundur edhe versionin në shqip të tij, rreth të cilit, kemi pregatitur një material të mjaftueshëm në këtë faqe, ku do të gjeni referencat e nevojshme edhe në gjuhën shqipe. Njihuni me programin, dhe kur të mësoheni me të do ta përdorni atë si një ndër programet e para që filloni, sapo të hapni kompjuterin. Program mjaft i përdorshëm!

Shkarko programinMë tepër

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.