Arben Çokaj – Ueb & Grafik Dizajner

0
402
Arben Çokaj - pass foto

Këtu po jap disa sqarime në lidhje me dizajnimin e uebfaqeve
– si uebmaster.

Çfarë është një Uebmaster?

Përkufizimi i Uebmasterit: Një Ueb-Master është përgjegjës për krijimin dhe menaxhimin e një uebfaqeje, së bashku me organizimin e uebfaqes, siç është mirëmbajtja e serverit, ngarkimi i përmbajtjes dhe krijimi i grafikave. Uebmasterët njihen gjithashtu si administratorë të uebfaqes ose menaxher i uebfaqes. Përgjegjësitë përfshijnë gjithashtu: dizajnimin e uebfaqes, optimizimin e motorëve të kërkimit dhe marrëdhëniet me publikun. Uebmasterët gjithashtu punojnë në emrin tuaj, kur kanë të bëjnë me kompanitë e pritjes (hosting companies) të uebfaqeve!

Paga e uebmasterit: Një uebmaster mesatar ka të ardhura prej 25-50 dollarë në orë, disa uebmasterë janë në gjendje të marrin 50-150 dollarë në orë dhe në disa raste edhe më shumë, ka pasur uebmasterë, që kanë tarifuar më shumë në orë në bazë të situatës, ishte një emergjencë apo jo, si psh. një uebfaqe (faqe interneti) universiteti, që nuk ngarkohet për studentët, kjo është një situatë emergjente.

Kompania e Uebmasterit: Ka shumë kompani uebmaster në mbarë botën, që vazhdojnë të ofrojnë shërbime dhe klasa për uebmaster, aktualisht ne ofrojmë çmime disi më të lira për të njëjtën punë cilësore, dhe prandaj, mund edhe të jemi më të preferuar!

Kontakti me uebmasterin: Nëse po përpiqeni të zbuloni se kush është uebmaster i një uebfaqeje, atëherë duhet të provoni të shikoni në seksionin e blogut ose faqet e kontaktit të uebfaqes, që ata menaxhojnë, duhet të gjeni një formular kontakti ose një adresë email.


Shërbimet e menaxhimit të faqeve të internetit

Ne jemi një kompani menaxhimi e uebfaqeve, e vendosur në Frankfurt am Main (Gjermani), e fokusuar në ofrimin e shërbimeve të menaxhimit dhe mirëmbajtjes së uebfaqeve të ndryshme. Një uebmaster do e krijojë dhe rregullojë uebfaqen tuaj!

Shërbimet: Riparimi i uebfaqes, pastrimi i uebfaqes së hakuar, pastrimi i databazës së WordPress, riparimi i databazës së WordPress, dizajnimi i uebfaqes, SEO, Siguria nga thyerjet, hostimi i uebfaqes në server, pastrimi i programeve/shtojcave të dëmshme në uebfaqe, rregullimi i uebfaqes, konfigurimi dhe instalimi i uebfaqes.

500 Internal Server Error? 500 Gabim i brendshëm i serverit? Na kontaktoni menjëherë nëse keni një gabim kritik në uebfaqen tuaj si psh. një gabim 500, etj.!

Ofrojmë gjithashtu leksione të shkruara të dizajnit të uebfaqeve, të punës me publikimet, për individë ose biznese, që kërkojnë të mësojnë rreth dizajnit të uebfaqes, optimizimit të motorit të kërkimit (SEO), shkrimit të përmbajtjes, Corel Paint Shop Pro, Adobe Photoshop, CorelDRAW, mirëmbajtjes së serverit/databazës, Google Analytics, Google My Business, Google Search Console dhe më shumë!


FJALË PËRMBYLLËSE

Ne jemi të besuar dhe ndjekim platformat e mediave sociale të kompanive e pritjes (hosting) së uebfaqeve si HostGator, GoDaddy, Wix, BlueHost, SEMRush dhe WordPress.

Ne jemi këtu për t’i shërbyer biznesit tuaj me çdo nevojë që lidhet me uebfaqen tuaj. Uebfaqja juaj do të monitorohet nga ne dhe ju siguroj që të kemi komunikim të hapur personalisht, ose me telefon, por kryesisht me email.

Qoftë dizajnimi i uebit, optimizimi i motorëve të kërkimit (SEO), krijimi i përmbajtjes, dizajni grafik ose çdo gjë tjetër, që lidhet me uebfaqen, kompania jonë do të jetë këtu për t’ju ndihmuar. Ka shumë mundësi, që unë personalisht ta menaxhoj uebfaqen tuaj.

Unë gjithmonë dua të kem një marrëdhënie afatgjatë me klientët e mi, aktualisht menaxhoj dhe mbaj një koleksion uebfaqesh, me çmime të lira sipas marrëveshjes, shumë klientë kanë qenë me mua prej vitesh, ndërsa marka vazhdon të zgjerohet.

Shumë njerëz që më kontaktojnë duan një Zhvillues të WordPress, i cili gjithashtu mund të bëjë SEO-në e tyre, unë kam ndihmuar shumë biznese me uebfaqet e tyre në WordPress dhe fushatat SEO, që nga fillimi i viteve 2000. Unë gjithashtu punoj me uebfaqet e bazuara në HTML/CSS/PHP, më pëlqen të punoj me të gjitha llojet e uebfaqeve, do ju ndihmoj padyshim edhe me uebfaqen tuaj. 🙂


Një përkthim për:
1. 11 gjuhët e programimit më të përdorura në botë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.