WordPress në shqip

0
30172
WordPress 6.4 në shqip
UDHËZUES: [ Publikimi në WordPress ] :: [ Krijo një pikë menyje ]

WordPress.org
[ WordPress 6.4 në shqip ]

[ Poedit në shqip ] :: [ OpenCart në shqip ] :: [ BleachBit në shqip ]

Përkthimi më serioz dhe më i saktë i WordPress
në gjuhën standarde shqipe.

Paketa .zip përmban dosjen languages me filet e gjuhës shqipe për platformën WordPress, si dhe një fil sqarues teksti lexo_wordpress_shqip.txt – lexojeni këtë, që të vendosni gjuhën shqipe zyrtare për WordPress. Në dosjen language keni filet standarde për gjuhën shqipe të WordPress së bashku me filet JSON për blloqet, që kanë filluasr të aplikohen në versionet e fundit të WordPres.

Dosja languages duhet të kopjohet ashtu si është në dosjen wp-content të WordPress:

wp-content/languages

Pastaj, hapni filin e konfigurimit të WordPress wp-config.php (në rrënjëroot) në një Editor teksti dhe bëni ndryshimin e gjuhës, duke shtuar sq_AL, si më poshtë:

Në filin wp-config.php origjinal gjendet vargu:

define ('WPLANG', '');
korrigjoje atë në:

define ('WPLANG', 'sq_AL');

duke shtuar pra gjuhën shqipe me kodin përkatës të gjuhës sq_AL.

Me kaq, WordPress kthehet në shqip, duke shfrytëzuar filet përkatëse të gjuhës shqipe.

Platforma më e madhe në botë e blogimit për publikime. Përdoret në miliona ueb faqe dhe shikohet çdo ditë nga dhjetëra miliona njerëz. Është në gjuhën angleze si standard, por mund të përdoret edhe në gjuhë të tjera.

Duke parë se shumë shqiptarë kanë filluar ta përdorin WordPress për publikimin e gazetave, portaleve dhe prezantimin e punës së tyre, menduam disa vite më parë, që ta përkthenim edhe ne këtë aplikim të mrekullueshëm në gjuhën shqipe, ndonëse versioni zyrtar përkthehet nga një shqiptar nga Kosova, por gjuha shqipe në përkthim aty, lë shumë për të dëshiruar.

Për të përdorur gjuhën shqipe, merrni njërin nga paketimet, sipas versionit tuaj:

wordpress_640.zip

wordpress_620.zip

wordpress_610.zip

wordpress_600.zip

Paketa zip përmban filet e gjuhës shqipe, të cilat duhet të kopjohen më pas në dosjen languages të dosjes wp_content të WordPress, pra kopjohen në dosjen:

wp-content/languages

Pastaj, në filin e konfigurimit wp-config.php (në rrënjë), bëni ndryshimin e gjuhës, duke shtuar sq_AL, si më poshtë:

Në filin wp-config.php origjinal gjendet vargu

define ('WPLANG', '');

korrigjoje atë në

define ('WPLANG', 'sq_AL');

si më poshtë:
WordPress në shqip

Kjo është e mjaftueshme për ta përdorur WordPress në gjuhën shqipe. Do të shikoni se i gjithë sistemi i gjuhës së uebfaqes suaj në WordPress do të kthehet automatikisht në shqip, sapo të keni kopjuar filet e shqipes në dosjen languages dhe sapo të keni bërë ndryshimin e gjuhës në filin e konfigurimit wp-config.php.

Për pyetje dhe sugjerime, në lidhje me gjuhën shqipe dhe përdorimin e saj, si dhe për korrigjime e korrektime terminologjike të mundshme, ju lutem kontakto nga formulari.

WordPress në shqip: 6.4, 6.2, 6.1, 6.0 | Më tepër


Paketa e gjuhës në WordPress ka mbi 8500 vargje bazë dhe disa mijë vargje të tjera për blloqet, në formatin .json. Duke falënderuar përkthyesit on-line, për përpjekjen e tyre të madhe, me përkthimin falas të kësaj Platforme kaq të përdorshme e të dobishme në faqen e WordPress.org, duhet të theksojmë, se gjuha e përdorur prej tyre është shpesh e pasaktë dhe jo e qartë, kështu që më është dashur ta ripërkthej ose përshtas atë, pothuajse në të gjitha vargjet.

Kjo është edhe arsyeja kryesore, që unë vazhdoj ta aktualizoj këtë përkthim në faqen time, pasi nuk mund t’i ngarkoj manualisht përkthimet e mia atje, duhet të bëhen përkthimet e vargjeve një nga një, e kjo më nxjerrë shumë punë.

Ju lutem, tregoni mirëkuptimin tuaj për ndonjë pasaktësi, që mund të ndeshni gjatë punës suaj me WordPress në shqip, dhe na kontaktoni nga formulari i kontakteve, për çdo sugjerim me vlerë. Kështu që me sugjerimet tuaja, e përmirësojmë edhe përkthimin tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.