WooCommerce në shqip

0
360
Woocommerce - shqip

A doni shitore/market online në shqip?

Këtë mund ta bëni me ndihmën e:

WooCommerce - shqip[ Kliko për të shkarkuar filet e gjuhës shqipe ]

Ne mund t’ju ndihmojmë, që të krijoni një shitore/market në linjë!

WooCommerce (– uebfaqja zyrtare e shtojcës) është një shtojcë, që e kthen faqen tuaj në një shitore/market online, një shtojcë e ngjashme me eCommerce, por kjo nuk është theme (temë) në vete, është shtojcë (plugin), që i bashkohet ueb faqes suaj dhe mund të përdoret si Shitore/market nëlinjë.

Duke u nisur nga rëndësia e kësaj shtojce dhe përdorimi i madh që ka, e shoqëruar me tema të ndryshme, kemi vendosur ta përkthejmë edhe në gjuhën shqipe – deri tani në masën 64% të saj, pasi gjuha e kësaj shtojce – versioni i fundit – ka mbi 10 100 vargje, që duhen përkthyer. Kemi përkthyer pjesën më të mirë të vargjeve të administrimit dhe punës me shitoren online. Në vazhdim do të shikojmë ta plotësojmë përkthimin më tej, por pjesa kryesore, ajo që përdoret më shumë, është tashmë e përkthyer.

Kur të merrni filet e gjuhës shqipe të paketuara në .zip, (Shkarko këtu: woocommerce-sq_AL.zip) ose duke klikuar mbi lidhjen në krye, shkoni dhe futni ato dy file të gjuhës shqipe ashtu siç janë në servër, në dosjen e gjuhës së shtojcës, që gjendet në:

../wp-content/plugins/woocommerce/i18n/languages/..

Dhe gjuha e shitores bëhet shqip, kuptohet, nëse edhe gjuha e platformës WordPress është shqip. Na dhe nëse doni të online!

Shënim: Nëse e keni Platformën e WordPress në shqip, edhe shtojca në fjalë do të bëhet shqip menjëherë, sapo të kaloni filet e gjuhës shqipe në vendin e duhur!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.