WinRAR në shqip

2
13555
WinRAR në shqip

Versioni i fundit, WinRAR 6.21 beta 1 në shqip

Mund ta shkarkoni versionin përkatës këtu:

[ 32 bit ] dhe [ 64 bit ]

Ose duke e shkarkuar programin direkt nga uebfaqja zyrtare e [ WinRAR ].


WinRAR është një program i vogël dhe mjaft i njohur, që përdoret për të arkivuar dhe depaketuar filet. Në bashkëpunim me WinRAR në Gjermani, programi është përkthyer edhe në gjuhën shqipe, nga Arben Çokaj.

Çfarë bën WinRAR?

WinRAR është një arkivues i fuqishëm. Ai ofron mbështetje të plotë të fileve RAR dhe ZIP, depaketon gjithashtu paketimet e tipit 7ZARJ, BZ2, CAB, GZ, ISO, JAR, LZ, LZH, TAR, UUE, XZ, Z, ZIPX, 001. Ndër vetitë e WinRAR futet edhe kompresimi i fortë, volumet, kriptimi, modulet vetë-depaketues, facilitetet e kopjes së sigurisë.

WinRAR në shqip
WinRAR është shareware. Kushdo mund ta përdorë atë gjatë një periudhe testi prej 40 ditësh. Gjatë kësaj periudhe testi, apo më pak, nëse dëshironi të vazhdoni përdorimin e WinRAR, ju duhet ta regjistroni atë.

Nuk ka tarifa shtesë për liçensën, përveç çmimit të regjistrimit, i shoqëruar ky me krijimin dhe shpërndarjen e arkivave RAR apo arkivave vetë-depaketues. Pronarët e një regjistrimi legal mund t’i përdorin kopjet e WinRAR, që të prodhojnë dhe t’i shpërndajnë lirshëm këto arkiva, pa ndonjë kërkesë shtesë nga RAR.

Arkivuesi WinRAR shpërndahet ashtu siç është.
Nuk ka asnjë garanci të asnjë lloji, të shprehur apo të implikuar. Përdorimi i programit WinRAR është puna juaj. As autori dhe as agjentët e autorit, nuk janë përgjegjës për humbje të dhënash, dëmtime, humbje fitimesh apo çdo lloj tjetër humbjeje, ndërsa e përdorni, apo keqpërdorni këtë program.

Tiparet e WinRAR:

* WinRAR prezanton një algoritëm kompresimi origjinal. Ai ofron një raport të lartë kompresimi për filet e ekzekutueshme, libraritë e objekteve, filet e mëdha të tekstit, etj.
* Formati i brendshëm RAR nuk e kufizon arkivin dhe madhësinë e fileve gjithashtu, si një numër i fileve të arkivit. Këto vlera mund të kufizohen nga fili dhe sistemet operative gjithashtu, si dhe nga kujtesa e vlefshme.
* WinRAR ofron mbështetje të plotë për arkivat RAR dhe ZIP 2.0 dhe ka aftësi të depaketojë arkivat 7Z, ARJ, BZ2, CAB, GZ, ISO, JAR, LZ, LZH, TAR, UUE, XZ, Z, ZIPX, 001.
* WinRAR i ofron të dyja: një ndërfaqe interaktive klasike për Windows dhe një ndërfaqe të linjës së komandës.
* WinRAR ofron funksionalitet në krijimin e një arkivi ‘solid‘, që mund të rrisë raportin e kompresimit me 10% – 50% më tepër se metodat e zakonshme, veçanërisht kur paketon një numër të madh të fileve të vegjël.
* WinRAR ofron aftësinë për të krijuar dhe përshtatur arkivat SFX.
* WinRAR ofron aftësinë për të krijuar një arkiv multi-volumësh si SFX.
* Regjistri i riparimit opsional lejon mbrojtjen e arkivave nga dëmtimi.
* WinRAR ofron një numër të funksioneve të shërbimit, të tilla si kriptimin e fileve, shtimin e komenteve të arkivit dhe ruajtjen e sigurisë së fileve NTFS.

2 COMMENTS

  1. WinRAR eshte ne gjendje per te ndare arkivat ne vellime te veçanta per rekord te sigurt te bartesve te te dhenave. Software mbeshtet konvertimin ne mes formateve arkivore dhe mundeson per te rimarre arkivat e demtuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.