ECDL 2013

0
6974

Dhuro me PayPal

ECDL 2013
Blej librin online nga [ Shitore ]
Paguaj me PayPal
Libri është i një cilësie të lartë, ka 290 faqe dhe kushton 10 Euro (1400 lekë).
Mund ta gjeni në [ libraritë kryesore ] të vendit.
ISBN: 978-9928-191-02-1.

Libri ECDL 2013 është rekomanduar për studentët e masterit në Universitetin e Prishtinës, për njohuritë bazë në kompjuter, nga pedagogu Kadri Sylejmani.

Dëshmia Evropiane e Aftësisë në Kompjuter ose ECDL 2013 është një libër i kompletuar me njohuritë bazë në kompjuter, njohuri mbi TIK, mbi Windows 8.1 dhe programet e zyrës, Office 2013 – gjithsejt 7 modulet bazë të njohurive në përdorimin e kompjuterit.

ECDL 2013 - modulet
PARATHËNIE
ECDL 2013
ECDL 2013 është një libër i kompletuar, i nevojshëm dhe mjaft i dobishëm, për të gjithë ata që duan të marrin njohuritë bazë në kompjuter. Në këtë libër përfshihen njohuri të përgjithshme mbi Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK), njohuri për sitemin e operimit Windows 8.1, njohuri mbi përdorimin e programeve më të njohura të paketës së zyrës Office 2013, duke filluar me Word 2013, Excel 2013, Access 2013, PowerPoint 2013, Internet Explorer 11 dhe Outlook 2013. Pra, janë të sqaruara këtu 7 modulet bazë, që kërkohen nga testi standard ECDL, një test i përdorur nga Bashkimi Evropian, për njohuritë bazë në kompjuter.

Libri ka për synim të arrijë në dorën e lexuesit të interesuar për njohuritë e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, pasi jetojmë në kohën e informacionit, kur kjo teknologji ka marrë një zhvillim të vrullshëm. Libri mund të përdoret nga ata njerëz, që janë të interesuar të marrin testin ECDL, ose një test tjetër, i cili ju duhet në punën e tyre në administratë, apo në firmat private. Libri mund të përdoret me sukses edhe nga shkolla të ndryshme, që nga gjimnazi, shkolla e administratës publike, apo edhe universitete të ndryshme shqiptare, të cilat fusin në programin e tyre njohuri mbi këtë fushë kaq të rëndësishme sot, për zhvillimin e shoqërisë.

Libri është ndërtuar mbi një Referencë të shpejtë, që Fondacioni ECDL përgatit për kurset e veta ECDL, dhe mundet gjithashtu të përdoret si tekst përgatitor për testet ICDL/ECDL (International Computer Driving License / European Computer Driving LicenseDëshmia Ndërkombëtare dhe Evropiane e Aftësisë në Kompjuter). Pra, përveç se mund të merren të gjitha këto njohuri nga ky libër, ai mund edhe t’ju përgatisë për marrjen e testeve të ndryshme, që kërkohen sot për vende të ndryshme të punës. Sqarimet në libër vlejnë edhe për vetë-studim. Ju uroj një lexim e shfrytëzim të mbarë të librit.

Autori

ECDL 2013
Blej librin online nga [ Shitore ]
Paguaj me PayPal
Librin e gjeni edhe në libraritë kryesore të vendit, me ISBN: 978-9928-191-02-1.

ECDL - 2013 - kopertina 1
Libri ECDL 2013 përdoret tashmë si tekst mësimor për njohuritë bazë në kompjuter nga univesritetet të ndryshme shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë dhe është rekomanduar për studentët e masterit në Universitetin e Prishtinës, për njohuritë bazë në kompjuter, nga pedagogu Kadri Sylejmani.

1. Njohuri mbi ICT-në
2. Microsoft Windows 8.1
3. Microsoft Word 2013
4. Microsoft Excel 2013
5. Microsoft Access 2013
6. Microsoft PowerPoint 2013
7. Internet & Microsoft Outlook 2013

ECDL 2013Dëshmia Europiane e Aftësisë në Kompjuter

Libri ECDL 2013 është një libër përgatitor për testin standard të njohurive bazë në kompjuter, që kërkohet nga ECDL Albania (www.ecdl.al) – si pjesë e testeve kompjuterike, të kërkuara nga Bashkimi Europian. Libri përbëhet nga 7 modulet e lartpërmendura, të kërkuara nga testi i njohurive bazë, i cili i jep përgjigje të gjitha pyetjeve të kërkuara gjatë këtij testimi. Siç mund të shikohet, programet që janë përdorur në hartimin e librit, janë programet e fundit të paketës Microsoft Office 2013 si dhe Windows 8.1 dhe të teknologjisë së informacionit e komunikimit. [ … më tepër … ]


 

ECDL 2003 për të gjithë

moduli 1-3
moduli 4-7

P ë r m b a j t j a

ECDL - 203 - 1-3

Patenta e kompjuterit për të gjithë, moduli 1-3

Edicioni 1, Botimi 1, 2003
Copyright © Arben Çokaj, Gjermani.
Kontakti

Atje ku cilësia dominon çmimin
Metodikat e BMC-së janë shkruar me të njëjtin kriter cilësie, siç janë edhe librat në Shqipëri – çmimi i lirë është për versionin elektronik dhe në rast të botimit të një tirazhi të madh. Ju merrni këtu më shumë material për paratë e paguara – një faqe metodike ka më shumë informacion, se sa një faqe libri!

Vizitoni webfaqen në lnternet
Në adresën https://bmconline.al/ mund të gjeni programe shqip, libra dhe metodika të tjera, si dhe informacione të vlefshme në fushën e Informatikës. Ju mund të lexoni eventualisht edhe për ndreqje gabimesh dhe aktualizime të ndryshme.

P ë r m b a j t j a

Hyrje…………………………………3

1. Njohuri themelore mbi TI-në…………..4
Pajisjet e brendëshme dhe të jashtme……..4
Sipërfaqja e ndërveprimit……………….5
Sistemi i drejtimit dhe programet………..5
Ruajtja e të dhënave……………………5
Multimedia, hipermedia dhe hiperteksti……6
Hardware dhe software…………………..6
Njësitë e kujtesës dhe kapaciteti………..7
Printerat……………………………..8
Kompjuteri dhe zhvillimi i informatikës…..9
Zyra e re…………………………….10
Sistemet informatike, industria, arsimi….12
Kompjuteri në shtëpi dhe çdo ditë……….13
Integriteti personal…………………..13
Shoqëria e informacionit……………….15
Siguria e të dhënave…………………..17
Komunikimi i të dhënave………………..18
Interneti…………………………….19
Tastatura…………………………….21

2. Kompjuteri dhe sistemi i drejtimit……23
Miu në Windows………………………..23
Butoni Start………………………….24
Mbyllni Windows……………………….24
Fillo dhe mbyll programe……………….25
Menytë dhe kutitë e dialogut……………26
Dritaret……………………………..28
Disa programe njëherësh………………..30
Puna me filet…………………………31
Kompjuteri im…………………………31
Hardisku……………………………..33
Puna me dosjet dhe filet……………….34
Krijimi i dosjeve……………………..35
Eksploruesi…………………………..36
Kopjo filet…………………………..39
Përshtat Windows………………………42
Paneli i kontrollit……………………44
Rregullo miun…………………………44
Rregullo dhe shto printer………………46

3. Programi i shkrimit – Word XP………..49
Fillo Microsoft Word…………………..49
Paraqitja e tekstit……………………50
Ruaj një dokument……………………..52
Shfaqja e dokumentit…………………..53
Më tepër rreth formatimit të tekstit…….54
Hapni një dokument…………………….55
Kursori i shkrimit…………………….56
Korrigjo tekstin………………………57
Shënjo tekstin………………………..59
Metodat e shënjimit……………………60
Zhvendos dhe kopjo tekst……………….61
Tabelorët…………………………….63
Anësoret (margins)…………………….66
Formatimi i paragrafit…………………67
Kryeradha…………………………….69
Kërko dhe zëvendëso tekst………………73
Koka dhe këmba e faqes…………………74
Kontrolli i drejtshkrimit………………76
Ndarja e fjalëve………………………77
Tabelat………………………………82
Linjat e butonave……………………..85

H y r j e

Në Evropën perëndimore ofrohen mësime dhe leksione për Patentës së kompjuterit (DEAK – Dëshmia Evropiane e Aftësisë në Kompjuter). Ka edhe teste lidhur me këtë Patentë, të cilat plotësojnë kërkesat e Komunitetit Evropian. Nëse keni një Patentë Kompjuteri, ju merrni një dëshmi për aftësitë tuaja në kompjuter. Me Patentën e Kompjuterit në dorë, ju mund të dokumentoni njohuritë tuaja në fushën e Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës, ose ju mund ta merrni Patentën për arsye se doni të mësoni diçka më tepër në informatikë.

Patenta e PC-së është një standart evropian, që specifikon nivelin bazë të kompetencës në fushën e TI-së. Në Shqipëri, kjo gjë nuk aplikohet si në vendet e Bashkimit Evropian, por me kohën, kjo do bëhet një kërkesë e domosdoshme në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Patenta e PC-së përbëhet nga 7 module, ku në radhitje të ndryshme, mund të testohen si më poshtë:

1. Njohuri themelore mbi TI-në.
2. Kompjuteri dhe sistemi i drejtimit.
3. Programi i shkrimit.
4. Programi i llogaritjes.
5. Databazat.
6. Prezantimi dhe vizatimi.
7. Posta elektronike (e-mail)

Ju duhet të kaloni provimin, ose testin për çdo modul në qendrat e krijuara për këtë qëllim në nivel evropian, të cilat janë të pranuara nga BE-ja. Kur të keni kaluar të shtatë modulet, ju do keni në dorë Patentën e plotë të kompjuterit (ECDL – The European Computer Driving License). Nuk ka kërkesa që ju të testoheni në të gjitha modulet; kjo është plotësisht në dorën tuaj.

Qendrat e testimit dhe provimi

Shtete të ndryshme evropiane të BE-së, kanë krijuar qendra testimi për Patentën e kompjuterit. Institucione të ndryshme, që merren me Informatikë në këto shtete, janë ngarkuar që të respektojnë rregullat evropiane në këtë fushë.
Nuk nevojitet fare që të merrni pjesë në një kurs të ngritur për këtë qëllim, në mënyrë që të testoheni, në një apo më shumë module. Në Shqipëri, Fondacioni ECDL ka njësinë e vet përfaqësuese tek ECDL.al.

Metodikat e Patentës së Kompjuterit

Metodikat e BMC-së për Patentën e kompjuterit për të gjithë, moduli 1-3 dhe moduli 4-7, i referohen librave skandinavë në këtë fushë, duke bërë përmirësimet e duhura për programet e fundit të Microsoft Office XP. Të dy kurset janë ndërtuar në kryekapituj, që i përgjigjen moduleve profesionale të patentës. Kapitujt e programeve specifikë në këto metodika, bazohen në sistemin e drejtimit Windows XP dhe në pakon e programeve të zyrës Microsoft Office XP. Çdo kapitull përmban ndër tjera një numër ushtrimesh, të cilat japin një trajnim të mirë dhe praktik në të gjithë funksionet bazë të programeve. Metodikat mund të përdoren si për vetë-studim, ashtu edhe për dhënie mësimi.

Kjo metodikë, Patenta e kompjuterit për të gjithë – moduli 1-3, përmban tre kapituj kryesorë, që i përgjigjen moduleve të parë të specifikimeve të ECDL-së:

1. Njohuri themelore mbi Teknologjinë Informatike (TI). 2. Kompjuteri dhe sistemi i drejtimit. 3. Programi i shkrimit.
Sqarimet janë bazuar mbi Windows XP dhe Microsoft Word XP.

Metodika Patenta e kompjuterit për të gjithë – moduli 4-7, përmban katër modulet e fundit, që janë bazuar mbi programet Excel XP, Access XP, PowerPoint XP dhe Outlook XP.

Metodikat janë të pajisura me shënime të veçanta, që ju ndihmojnë për të kuptuar informacionet:
– Emra të rëndësishëm dhe koncepte si dhe emrat e menyve, butonave, kutive të dialogut, etj. janë bërë me shkrim kursiv.

– Instruksionet jepen gjithmonë me këtë shenjë:
– Përkthimi shqip i menyve jepet në kllapa.

– Ushtrime më të mëdha, të cilat mund t’i shfrytëzosh për të testuar aftësitë tuaja jepen gjithmonë me një linjë të zezë, ku jepet numri i ushtrimit dhe tema.

Lexim të këndshëm dhe punë
të mbarë, nga Arben Çokaj

ECDL 2003 për të gjithë

moduli 4-7

ECDL - 203 - 4-7

P ë r m b a j t j a

ECDL 2003, moduli 4-7

Edicioni 1, Botimi 1, 2003
Copyright © Arben Çokaj, Gjermani.
Kontakti

Atje ku cilësia dominon çmimin
Metodikat e BMC-së janë shkruar me të njëjtin kriter cilësie, siç janë edhe librat në Shqipëri – çmimi i lirë është për versionin elektronik dhe në rast të botimit të një tirazhi të madh. Ju merrni këtu më shumë material për paratë e paguara – një faqe metodike ka më shumë informacion, se sa një faqe libri!

Vizitoni faqen në lnternet
Në adresën https://bmconline.al/ mund të gjeni metodika të tjera, si dhe informacione të vlefshme në fushën e Informatikës. Ju mund të lexoni eventualisht edhe për ndreqje gabimesh dhe aktualizime të ndryshme.

Arben Çokaj
Goldbergweg 62
D-60599 Frankfurt am Main
Telefon: +49-162-416 5950
E-mail: info@bmconline.al
Web: https://bmconline.al/

P ë r m b a j t j a 

Hyrje……………………………….4

4. Programi i llogaritjes – Excel XP……5
Linjat e punës……………………….5
Disa fletë llogarie në dritare…………7
Shkruani tekst……………………….7
Seritë……………………………..10
Radhë dhe kollona……………………11
Zonat e qelizave…………………….12
Renditja e të dhënave………………..13
Formatimi…………………………..15
Mbrojtja e fletës së llogarisë………..20
Printimi i fletës së llogarisë………..20
Funksionet………………………….23
Adresat absolute…………………….24
Formulat tërthorazi ndërmjet fletëve…..25
Diagramat…………………………..27
Tekstete sqaruese në diagramë…………31
Diagrama me të dhëna të shpërndara…….33
Ndrysho tipin e diagramës…………….33
Disa seri të dhënash në diagramë………34
Diagramë me kurbaturë………………..34
Diagramë rrethore……………………34
Printimi i diagramës…………………35
Më tepër rreth diagramave…………….35
Seritë dhe tipet e diagramave…………36
Integrimi ose lidhja e të dhënave……..36


5. Databaza – Access XP………………39
Databaza……………………………39
Korrigjimi i regjistrimeve……………45
Përdorimi i guidës për tabela…………46
Përdorimi i databazës………………..48
Krijimi i një formulari………………50
Përdorimi i pyetsorëve……………….52
Kërkoni dhe gjeni……………………55
Përzgjedhja e regjistrimeve…………..56
Përdorimi i raporteve………………..58


6. Prezantimi – PowerPoint XP…………61
Shkrimi tekstit……………………..62
Futni ClipArt……………………….65
Futni një objekt Excel……………….66
Diagrama e organizimit……………….67
Vizatoni vetë objektet……………….68
Koka dhe këmba e faqes……………….70
Objekte në master……………………70
Modelet e prezantimit………………..70
Shfaqja e imazheve rrëshqitës…………71
Efektet e prezantimit………………..72
Animacione teksti……………………73
Përcaktimet kohore në prezantim……….74
Tinguj në prezantim………………….75
Shfaqja e prezantimit………………..75
Printimi i prezantimit……………….75


7. Posta Elektronike – Outlook Express…77
Outlook Express……………………..77
Filloni Outlook Express………………77
Dërgoni mesazh………………………78
Lexoni mesazh……………………….81
Përgjigjuni një mesazhi………………81
Bashkangjitni file në një mesazh………81
Krijoni dosje……………………….83
Renditni mesazhet……………………83
Fshini mesazhet……………………..83
Përcillni mesazhet…………………..84
Sqarim: Microsoft Outllook……………85

H y r j e

Në Evropën perëndimore ofrohen mësime dhe leksione për Patentës së kompjuterit (DEAK – Dëshmia Evropiane e Aftësisë në Kompjuter). Ka edhe teste lidhur me këtë Patentë, të cilat plotësojnë kërkesat e Komunitetit Evropian. Nëse keni një Patentë Kompjuteri, ju merrni një dëshmi për aftësitë tuaja në kompjuter. Me Patentën e Kompjuterit në dorë, ju mund të dokumentoni njohuritë tuaja në fushën e Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës, ose ju mund ta merrni Patentën për arsye se doni të mësoni diçka më tepër në informatikë.

Patenta e kompjuterit është një standart evropian, që specifikon nivelin bazë të kompetencës në fushën e TI-së. Në Shqipëri, kjo gjë nuk aplikohet si në vendet e Bashkimit Evropian, por me kohën, kjo do bëhet një kërkesë e domosdoshme në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Patenta e PC-së përbëhet nga 7 module, ku në radhitje të ndryshme, mund të testohen si më poshtë:

1. Njohuri themelore mbi TI-në.
2. Kompjuteri dhe sistemi i drejtimit.
3. Programi i shkrimit.
4. Programi i llogaritjes.
5. Databazat.
6. Prezantimi dhe vizatimi.
7. Posta elektronike (e-mail)

Ju duhet të kaloni provimin, ose testin për çdo modul në qendrat e krijuara për këtë qëllim në nivel evropian, të cilat janë të pranuara nga KE-ja. Kur të keni kaluar të shtatë modulet, ju do keni në dorë Patentën e plotë të kompjuterit (ECDL – The European Computer Driving License). Nuk ka kërkesa që ju të testoheni në të gjitha modulet; kjo është plotësisht në dorën tuaj.

Qendrat e testimit dhe provimi
Shtete të ndryshme evropiane të BE-së, kanë krijuar qendra testimi për Patentën e kompjuterit. Institucione të ndryshme, që merren me Informatikë në këto shtete, janë ngarkuar që të respektojnë rregullat evropiane në këtë fushë.
Nuk nevojitet fare që të merrni pjesë në një kurs të ngritur për këtë qëllim, në mënyrë që të testoheni, në një apo më shumë module. Në Shqipëri, Fondacioni ECDL ka njësinë e vet përfaqësuese ECDL.al.

Metodikat e Patentës së Kompjuterit
Metodikat e BMC-së për Patentën e kompjuterit për të gjithë, moduli 1-3 dhe moduli 4-7, i referohen librave skandinavë në këtë fushë, duke bërë përmirësimet e duhura për programet e fundit të Microsoft Office XP. Të dy kurset janë ndërtuar në kryekapituj, që i përgjigjen moduleve profesionale të patentës.

Kapitujt e programeve specifikë në këto metodika, bazohen në sistemin e drejtimit Windows XP dhe në pakon e programeve të zyrës Microsoft Office XP. Çdo kapitull përmban ndër tjera një numër ushtrimesh, të cilat japin një trajnim të mirë dhe praktik në të gjithë funksionet bazë të programeve. Metodikat mund të përdoren si për vetë-studim, ashtu edhe për dhënie mësimi.

Kjo metodikë, Patenta e kompjuterit për të gjithë – moduli 4-7, përmban katër kapituj kryesorë, që i përgjigjen moduleve të të fundit të specifikimeve të ECDL-së:

4. Programi i llogaritjes
5. Databazat.
6. Prezantimi dhe vizatimi.
7. Interneti dhe posta elektronike

Sqarimet janë bazuar mbi Excel XP, Access XP, PowerPoint XP dhe Outlook XP. Në mënyrë që të arrini rezultatin e duhur, parashikohet që ju i njihni mirë teknikat dhe funksionet e programeve që mësohen tek Patenta e PC-së për të gjithë – moduli 1-3, të cilat janë bazuar në Windows XP dhe Word XP.

Metodikat janë të pajisura me shënime të veçanta, që ju ndihmojnë për të kuptuar informacionet:
– Emra të rëndësishëm dhe koncepte si dhe emrat e menyve, butonave, kutive të dialogut, etj. janë bërë me shkrim kursiv.

– Instruksionet jepen gjithmonë me këtë shenjë . Përkthimi shqip i menyve jepet në kllapa.

– Ushtrime më të mëdha, të cilat mund t’i shfrytëzosh për të testuar aftësitë tuaja jepen gjithmonë me një linjë të zezë, ku jepet numri i ushtrimit dhe tema.

Lexim të këndshëm dhe punë të mbarë, nga Arben Çokaj

Disa nga materialet këtu i përkasin zhvillimeve historike në fushën e kompjuterit, që ndryshon me shpejtësi.

LINI NJË KOMENT

Ju lutem, lini komentin tuaj!
Ju lutem, futni emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.