WinRAR është një program i vogël dhe mjaft i njohur, që përdoret për të arkivuar dhe depaketuar filet. Në bashkëpunim me WinRAR në Gjermani, programi është përkthyer edhe në gjuhën shqipe, nga Arben Çokaj.
Çfarë bën WinRAR?
WinRAR është një arkivues i fuqishëm. Ai ofron mbështetje të plotë të fileve RAR dhe ZIP, depaketon gjithashtu paketimet e tipit 7Z, ARJ, BZ2, CAB, GZ, ISO, JAR, LZ, LZH, TAR, UUE, XZ, Z, ZIPX, 001. Ndër vetitë e WinRAR futet edhe kompresimi i fortë, volumet, kriptimi, modulet vetë-depaketues, facilitetet e kopjes së sigurisë.
WinRAR është shareware. Kushdo mund ta përdorë atë gjatë një periudhe testi prej 40 ditësh. Gjatë kësaj periudhe testi, apo më pak, nëse dëshironi të vazhdoni përdorimin e WinRAR, ju duhet ta regjistroni atë.
Nuk ka tarifa shtesë për liçensën, përveç çmimit të regjistrimit, i shoqëruar ky me krijimin dhe shpërndarjen e arkivave RAR apo arkivave vetë-depaketues. Pronarët e një regjistrimi legal mund t’i përdorin kopjet e WinRAR, që të prodhojnë dhe t’i shpërndajnë lirshëm këto arkiva, pa ndonjë kërkesë shtesë nga RAR.
Për më tepër, vizito: https://bmconline.al/winrar-ne-shqip/