UebDizajn 2016 – libri është anuluar për momentin |
Blej libra online nga [ Shitore ] |
Libri UebDizajn 2016 është një libër në shqip, që mbulon teknikat më të përdorura dhe të avancuara të krijimit të ueb faqeve në internet. Ai mund të përdoret që nga fillestarët e apasionuar për UebDizajn dhe deri te UenMasterat, pasi aty përfshihen njohuri mbi HTML, PHP, ASP, Flash, CSS, JavaScript, MySQL, etj. e deri te puna me imazhet e fotografitë, ku kemi zgjedhur një program më të thjeshtë se PhotoShop, Corel Paint Shop Pro, si dhe njohur mbi DreamWeaver, WebMatrix, phpMyAdmin në shqip, etj.
Në këtë libër, kemi sqaruar edhe aspektin e blerjes së një emri domain name, blerjes së vendit në ueb server, si dhe menaxhimin e një uebserveri, në mënyrë që lexuesi të jetë në gjendje, jo vetëm të krijojë e menaxhojë një ueb faqe, por edhe të marrë njohuritë e duhura për infrastrukturën e nevojshme, që duhet për të depozituar e menaxhuar një ueb faqe, në një ueb server.
Ndërtojmë faqe të ndryshme interneti, sipas kërkesave të të interesuarve, duke përdorur programet më të avancuara për këtë punë, WebDizajn i personalizuar me HTML, PHP ose ASP(X), si dhe duke përshtatur platformat e avancuara të teknologjisë më të fundit, si aplikacionin WordPress, databazat MySQL etj.
HTML (HyperText Markup Language)
PHP (Hypertext Preprocessor)
ASP(X) (Active Server Pages)
Siç mund të kuptohet edhe nga sqarimi në anglisht, HTML është një gjuhë që përdoret për tekste kibernetike – pra gjuha e krijimit të faqeve .html (ose .htm), faqeve të internetit.
- WebMatrix – si program i avancuar aplikimesh
- Dream Weaver – si program kodesh dhe grafike në HTML
- WordPress – si aplikacion i avancuar publikimi online
- Home Site – si program kodesh në HTML
- Front Page – si program grafike në HTML
- Paint Shop Pro – program për trajtimin e fotografive
Vizitoni faqen WebDizenjo për të parë dizajnin e disa faqeve, të bëra nga BMC…
Përdorimi i FTP |
(File Transport Protocol)
FTP është Protokolli i Transferimit të Fileve. Me këtë funksion, bëhet e mundur që të transferohen file nga kompjuteri juaj për në në server, dhe anasjelltas. Ky funksion përdoret nga të gjithë ata që kanë faqe në internet, dhe dërgojnë e marrin file nga serveri, ku kanë depozituar faqen e tyre.
Programet që përdoren:
Për të kryer funksionin e FTP-së ka disa programe. Programi më standart që përdoret është: WS_FTP Pro, ose FileZilla. Por në varësi të shijes së përdoruesve, lehtësisë së komunikimit me serverin, etj. mund të përdoren edhe programe të tjera.
Në rastin tonë, ne do të marrim si shembull përdorimin e programit Total Commander, i cili është pasardhës i Windows Commander. Programi ka një sërë funksionesh të rëndësishme, të cilat përdoren nën Windows, e platforma të tjera, ndër tjera ka edhe funksionin e FTP-së. Për më tepër, Total Commander është përkthyer edhe në shqip nga BMC!