Ne mund t’ju ndihmojmë, që të krijoni një shitore/market në linjë!
WooCommerce (– uebfaqja zyrtare e shtojcës) është një shtojcë, që e kthen faqen tuaj në një shitore/market online, një shtojcë e ngjashme me eCommerce, por kjo nuk është theme (temë) në vete, është shtojcë (plugin), që i bashkohet ueb faqes suaj dhe mund të përdoret si Shitore/market nëlinjë.
Duke u nisur nga rëndësia e kësaj shtojce dhe përdorimi i madh që ka, e shoqëruar me tema të ndryshme, kemi vendosur ta përkthejmë edhe në gjuhën shqipe – deri tani në masën 64% të saj, pasi gjuha e kësaj shtojce – versioni i fundit – ka mbi 10 100 vargje, që duhen përkthyer. Kemi përkthyer pjesën më të mirë të vargjeve të administrimit dhe punës me shitoren online. Në vazhdim do të shikojmë ta plotësojmë përkthimin më tej, por pjesa kryesore, ajo që përdoret më shumë, është tashmë e përkthyer.
Për më tepër, vizito: https://bmconline.al/woocommerce-ne-shqip/