More

    PROGRAME NË SHQIP

    WordPress në shqip, në imazhin djathtas

    Programet në vijim janë përkthyer në shqip dhe funksionojnë njëjtë, si në gjuhët e tjera. Kuptohet, unë perdori shqipen time... Po ti? 🙂

    WooCommerce në shqip
    WinRAR në shqip
    Total Commander në shqip
    WordPress në shqip
    FileZilla në shqip
    phpMyAdmin në shqip
    Skype në shqip

    Dëshira për të parë gjuhën shqipe që të flasë përmes programeve të kompjuterit, më ka shtyrë që të merrem edhe me përkthimin e disa programeve të vogla, me qëllimin dhe sfidën finale për të parë edhe programet më të rëndësishme të kompjuterit në versionet e tyre shqip.

    Kjo punë nuk është e lehtë, por plotësisht e mundur, nëse institucionet respektive të shteteve shqiptare (Shqipërisë dhe Kosovës) interesohen më konkretisht edhe për këtë fushë kaq të rëndësishme të zhvillimit të shoqërisë - teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Përkthimi në shqip i programeve themelore të kompjuterit është njëkohësisht një detyrë me rëndësi kombëtare dhe sidomos me rëndësi gjuhësore dhe kulturore për shqiptarët.

    Jemi një komb relativisht i vogël, por ka edhe kombe më të vegjël se ne, që i kanë programet e kompjuterit të përkthyera në gjuhën e tyre. Për më tepër, shqiptarët e shpërndarë nëpër botë do të kishin një ndihmesë dhe favor të madh edhe në ruajtjen e gjuhës shqipe, nëse investohet në fushën e përkthimeve të programeve dhe aplikacioneve të kompjuterit dhe teknologjisë së informacionit.