FileZilla është një nga programet kryesore të transferimit të fileve në server. Shumica e webmasterave e njohin këtë program dhe e përdorin atë si programin bazë për FTP (File Transport Protocol). Tani erdhi momenti që ta përkthejmë këtë program në shqip.
FileZilla është një program me burime të hapura, që përdoret në kompjuterat me Windows, por edhe në Mac, dhe gjuha shqipe mund të vendoset në të dyja platformat, siç po e sqaroj më poshtë:
Shkarkoni programin FileZilla nga interneti, në adresën: https://filezilla-project.org/, për Windows ose Mac, në varësi të sistemit tuaj të operimit. Instalojeni programin.
[ Shkarkoni këtu ] filet e gjuhës shqipe dhe pastaj për Windows kopjoni dosjen sq ashtu siç është në drejtorinë:
c:/Program Files/FileZilla FTP Client/locales
(Për Mac shkoni te Edit/Settings… zgjedh Language dhe në krye Albanian (sq))
Në Mac gjuha shqipe do të bëhet e mundur pas pranimit nga programuesi Tim Kosse. Edhe për Windows, gjuhën shqipe do e gjeni të përfshirë pas pranimit dhe ne do e heqim si mundësi shkarkimi nga këtu.
Tani po marrim versionin English, për referencë, për të zgjedhur gjuhën shqipe.
Hapni programin FileZilla, të cilin e keni instaluar ndërkohë, dhe shkoni te Edit/Settings… dhe në dritaren që hapet, zgjedh Language dhe në krye Albanian (sq), si në figurë:
Klikoni pastaj butonin OK në fund majtas, dhe ju del një mesazh, që tregon se Gjuha ndryshoi (Language changed) dhe ju duhet të rifilloni programin FileZilla, që gjuha e zgjedhur shqipe të ketë efekt.
Kliko OK. Mbyll programin. Herën tjetër që do e filloni programin, ai do të jetë në gjuhën shqipe. Punë të mbarë!