More

    Marketimi online & Mediat sociale

    S H Ë R B I M E T

    STRATEGJIA E ZHVILLIMIT NË MEDIAT SOCIALE
    Ne ofrojmë mundësi për shërbime në mediat sociale, përmes të cilave u ndihmojmë për të arritur rezultate të larta në marketimin online.
    MENAXHIM I REKLAMAVE NË MEDIAVE SOCIALE
    Shërbimet reklamuese në mediat sociale e përshpejtojnë rritjen e klientëve. Nga reklamat në mediat sociale, klientët kanë rezultate.
    PËRMBAJTJA DHE KRIJIMI NË MEDIAT SOCIALE
    Ofrojmë shërbime me shkrime dhe postime, për t'ju ndihmuar direkt ose indirekt në tregun e ofertave të mediave sociale online.

    ÇFARË ËSHTË MARKETIMI ONLINE?

    Marketimi në mediat sociale, është një formë e marketimit në internet, ku përdoren rrjete të ndryshme të mediave sociale e m]e gjer]e, për të arritur qëllimet e komunikimit me një masë të madhe klientësh të mundshëm.

    Marketimi në mediat sociale kryesisht mbulon aktivitetet që përfshijnë shpërndarjen e teksteve, videove dhe imazheve për qëllime marketimi.

    Pse keni nevojë për një menaxhim të mediave sociale?

    Klientët tuaj janë në mediat sociale

    Klientët tuaj janë duke përdorur mediat sociale në baza ditore. Është e rëndësishme që ju t'i mbani ata të informuar dhe të lidhur me markën tuaj, në mënyrë që ju te jeni gjithmonë opsioni i parë i tyre.

    Ka njerëz që kërkojnë kompaninë tuaj

    Nëse kompania juaj është duke ofruar një produkt ose shërbim, shumë njerëz do të jenë duke kërkuar për komapninë që e ofron. Shërbimi ynë i menaxhimit të mediave sociale, do e ndihmojë biznesin tuaj, për t'u gjendur sa më lehtë.

    Njerëzit janë duke folur në lidhje me kompaninë tuaj në mediat sociale

    Ju duhet të dëgjoni se çfarë thonë klientët për kompaninë tuaj në mediat sociale dhe t’i përgjigjeni shqetësimeve të tyre. Shërbimet tona të menaxhimit të mediave sociale përqendrohet në aspektet pozitive të asaj, që kompania juaj ka për të ofruar dhe i përgjigjemi sinqerisht vërejtjeve negative.

    Kompanitë meritojnë menaxhimin e ekspertëve të medias sociale

    Pronarët e bizneseve dhe menaxherët e marketimit nuk kanë kohë për t'i menaxhuar të gjitha kanalet e tyre të mediave sociale. Prandaj kanë nevojë për ekspertë të çertifikuar në menaxhimin e mediave sociale. Ne mund t'ju ndihmojmë të arrini qëllimet e marketimit me bazë konsumatorësh.

    PROCESI I MARKETIMIT ONLINE