Optimizimi SEO
Optimizimi SEO bëhet për t'i treguar makinave (robotëve) të kërkimit, se çfarë duhet të këkojnë dhe renditjen e uebfaqes në një nivel sa më të lartë të indeksimit të këtyre makinave të kërkimit si Google, etj.
RENDIT UEB FAQEN NË NIVELE MË TË LARTA
Ju mundësojmë të rrisni performancën dhe trafikun e ueb faqes së biznesit tuaj.
Ekspertiza e ofruar nga stafi teknik dhe copywriting, mundëson për të përmbushur me sukses nevojat që kanë kompanitë me faqet e internetit, si dhe i bën ato me konkurruese në tregun e marketimit online. |
ANALIZA E UEB FAQES
Ne e analizojmë ueb faqen, duke ndjekur një plan “hap-pas-hapi” me fjalë kyçe, efektive për motorët e kërkimit.
Qëllimi përfundimtar është, që klientët tanë të kenë më shumë vizitorë, dhe kjo i ndihmon bizneset në afrimin e klientëve të rinj, por edhe më shumë vizita e shitje për shitoret online. |
PROCESI I OPTIMIZIMIT SEO
OPTIMIZIMI I MOTORËVE TË KËRKIMIT
SEO konsiston në teknikat që ndihmojnë faqet e internetit të renditen sa më lart në rezultatet e kërkimeve në makinat (robotët e motorët) e kërkimit, duke i bërë ato më të “dukshme” dhe më të thjeshta, për t'u gjetur nga përdoruesit, që janë duke kërkuar një marke ose shërbim me anë të Google, Bing dhe Yahoo.Motorët e kërkimit shikojnë gjithashtu edhe për strukturën në tërësi të faqes se internetit, dizajnin, sjelljen e vizitorëve si dhe faktorë të tjerë jashtë ueb faqes, që përcaktojnë sa lart do të renditet ajo në rezultatet e këtyre motorëve të kërkimit. |
ME OPTIMIZIM SEO
Makina (motori) i kërkimit është një robot, jo një njeri… dhe për këtë arsye nevojitet një ekspert, për ta “edukuar” robotin, për t'i treguar atij, mënyrën se si ai duhet të shfaqë ueb faqen tuaj, bazuar mbi fjalët kyçe që e përshkruajnë ueb faqen, kur klientët tuaj potencialë janë në kërkim për fjalë kyçe të caktuara, që lidhen me biznesin tuaj. |